Sindikalisti Aleks Ferguson dhuron 2 milionë për fëmijët në nevojë!

Si parim, mëshira nuk e shpëton botën, por derisa (dalë nga dalë) të vijë parimi “secilit sipas nevojë dhe secili sipas mundësive”, do të duhet edhe kjo. Një legjendë si Sër Aleks Fergusoni iu bashkua nismës së sulmuesit të ri të Mançester Junajtidit, Markus Rashford, duke bërë një dhurim të rëndësishëm. Skocezi që ishte sindikalist që në moshën 18 vjeç, pra në “barrikadë” krejt të kundërt me atë që simbolizon titulli kalorsiak “Sër”, vendosi të jepte 2 milionë paundë stërlina për të ndihmuar me ushqim falas fëmijët në nevojë. Një gjest fisnik, më shumë sesa fisnikëria që tregon titulli “Sër”, për një njeri të mësuar që adoleshent të luftojë për të drejtat e tij dhe të të tjerëve, dhe të cilit pasuria nuk i ka hyrë kurrë në punë aq shumë, për më tepër sot në moshën 78-vjeçare.

Sfidanti.al