Stiven Xherrardi e ka arritur që tani një kulm si trajner, pasi skuadra e tij është më e mira në Europë në një element, shënimin e golave. Gllazgou Rejnxhërsi ka realizuar 60 rrjeta në vetëm 22 këtë sezon, duke lënë prapa Bajernin e Mynihut me diferencë 9 rrjeta. Natyrisht, nuk duhet të harrojmë se skocezët kanë shënuar kaq shumë sepse luajnë në një kampionat më të dobët sesa Bundesliga, Premier Liga, La Liga apo Seria A. Gjithsesi, Bajerni ka një rekord tjetër, atë që ka shënuar më shumë gola në një ndeshje, 3.5 rrjeta për çdo duel. Pas tyre vjen Salcburgu i Austrisë dhe Ajaksi i Amsterdamit, ndërsa Çelsi ka mesataren më të mirë gol për ndeshje në Angli (mbi 2.5), duke lënë paksa prapa Çelsin, Liverpulin dhe Evertonin. Sidoqoftë, dëshira më e madhe e Stiven Xherrardit është të fitojë titullin e parë pas 11 vjetësh, për të ndërprerë serinë prej 10 titujsh radhazi të Sëlltikut.
Sfidanti.al