Si shkermoqet Arsenali me Sitin, kurse  Vengeri nxehet me gazetarët..

Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, u nxeh me pyetjen që i bëri një gazetar për të ardhmen e tij në “Emirate”, sidomos, mbas humbjes së thellë 3-0 së ekipit të tij ndaj Mançester Siti në ndeshjen finale të FA Kupës së Anglisë. Kështu, ka pasur informacione se, në fund të sezonit, legjenda franceze e futbollit të “topçinjve” do të shkarkohet dhe zëvendësues i tij do të jetë trajneri i Monakos, Leonardo Zhardim.

Spekulimet e mësipërme bëri që gazetarët ta pyesin edhe një herë Vengerin, nëse do të qëndrojë ose jo ende tek Arsenali. “Unë nuk po ju pyes juve, nëse ju do të jeni këtu sezonin e ardhshëm? Detyra ime është që të përqendrohem te ndeshjet e ardhshme. Për mua, kjo ka rëndësi. Dhe unë nuk mund që të përgjigjem, gjithnjë, së njëjtës pyetje. Unë do të përpiqem që ta çoj deri në fund kontratën time”, vuri në dukje Vengeri.

Sfidanti.al