Këto ditë, është publikuar lista e pagës së trajnerëve në Supërligën kineze. Trajneri më i paguar atje është legjenda e futbollit italian, Fabio Kanavaro, që është ulur në stolin e drejtimit të ekipit kinez, Guangzhou Evergrande. Ky trajner italian fiton 12 milionë euro në vit, ndërkohë që, në stolin e drejtimit të këtij klubi, ai pasoi bashkatdhetarin e tij, Marçelo Lipi. Vendet e dytë dhe të tretë e ndajnë Manuel Pelegrini (Hebei) dhe Fabio Kapelo (Cengsu) që marrin nga 10 milionë euro për sezon.
Mbas tyre, vijnë serbi Dragan Stojkoviç-Piksi dhe Georgano Manzano – me nga tetë milionë euro, të pasuar nga Roxher Smithi, Paulo Souza, Paulo Vento, Vitor Pereiro, Uli Shtilike, Luis Garsia…
Sfidanti.al