PSZH  e lodhur me përrallat për Nejmarin, tani na trego të vërtetën!

Megjithëse tifozët e PSZH-së shpresonin se Nejmari do të arrinte ta merrte veten dhe të kthehej në fushën e lojës për ndeshjen e kthimit me Realin e Madridit, në Paris, më 6 mars, në 1/8-tën e finaleve të Champions-it, megjithaë, kjo nuk do të ndodhë.

Sikurse dihet, në ndeshjen me Marsejën futbolisti brazilian pësoi një dëmtim të rëndë, ndërkohë që media vinte në dukje se Nejmari do të arrinte ta merrte veten, brenda “ambulancës” së PSZH-së, por nuk qe e thënë, pasi, në fund, doli se ai ka nevojë për kirurg!

“Mbas trajtimit të parë triditësh, sipas një protokolli mjekësor rigoroz, ekipet mjekësore të PSZH-së dhe të Brazilit arritën në një vendim të përbashkët. Në marrëveshje me lojtarin, u vendos që ai (Nejmari) të dërgohet për operacion në Brazil, në fund të kësaj jave. Nejmarin do ta operojë dr.Rodrigo Lasmar, ndërkohë që i pranishëm do të jetë edhe prof. Sajlant si përfaqësues i PSZH-së”, njoftoi, dje, klubi francez.

Sfidanti.al