S’besohet në Gjermani, xixa në “dhomën e zhveshjes” së Bajernit të Mynihut?

Gjatë këtyre ditëve të fundit, ka pasur mjaft spekulime se sulmuesi kryesor i Bajernit të Mynihut, Robert Levandovski, dhe agjenti i tij, Pini Zahani, kanë njoftuar kryesinë e klubit bavarez se duan që të largohen nga ky klub. Bajerni, në fakt, do që ta mbajë Levën (Levandovskin), por ky i fundit duket se është i pakënaqur dhe këtë e konfirmon situata, për të cilën thuhet se ka ndodhur në një seancë stërvitore të Bajernit, ku u i grindën Levandovski dhe Humelsi.

Thuhet se sulmuesi polak i tërhoqi vëmendjen mbrojtësit gjerman se ai po humbet shumë topa gjatë ndeshjeve dhe se kjo është arsyeja se ekipi ka pësuar disa gola të fundit. Por, Humelsi ia ktheu, duke i thënë se ky sulmues nuk po luan atje, ku duhet. Në fakt, duket një zënkë absurde, por, sidoqoftë, ajo tregon se diçka po ndodh mbas “kuintave”. Sido që të jetë, për Levandovskin janë të interesuar klubet e PSZH-së dhe të Çelsit.

Sfidanti.al