Premier League, sa para për lojtarët; rriten shpenzimet për paga

Është një fakt që merkatoja e transferimeve ndikon shumë edhe në kontratat e futbollistëve në klube të ndryshme. është ky rasti i Premier Leagues, klubet e së cilës kanë regjistruar një rritje të shpenzimeve për paga të lojtarëve me 15% në sezonin 2017/2018 që kapin vlerën e 2.9 miliardë Paund.

Është raporti i Sport Business Group i Deloite që publikon gjithcka duke shpjeguar se kjo rritje është si pasojë edhe e lëvizjeve në merkato të lojtarëve duke qenë se me kalimin e kohës vlerat e kartonëve të tyre kanë pësuar rritje të ndjeshme. Deloitte vë në dukje se shpenzimet për blerje lojtarësh nga ana e klubeve angleze për këtë sezon ishte 1.9 miliardë Paundë ndërkohë që të ardhurat shkuan në 4.8 miliardë Paund, falë pranisë së disa klubeve në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve.

Por në bilancin e Premier Leagues është edhe një zë tjetër, shpenzimet për pagat e agjentëve të futbollistëve që arrijnë vlerën e 260 milionë Paundëve. Në këtë pikë klubi që mban rekordin është Liverpuli me 43 milionë Paund të akorduar për agjentët e lojtarëve, i ndjekur nga Celsi dhe Mancester Siti.

sfidanti.al