Premier League ka përcaktuar formacionin ideal të vitit ku përvec dominimit të Mancester Sitit dhe Liverpulit, bie në sy mungesa e futbollistëve të tillë si Mohamed Salah dhe Eden Hazard. Dy skuadrat që kryesojnë kampionatin dhe që janë në një duel të hapur për fitimin e titullit kampion, në fakt janë dominuese totale të ekipit ideal teksa kanë pushtuar 10 nga 11 pozicionet në fushën e lojës. I vetmi që hyn në mes lojtarëve të këtyre dy skuadrave është mesfushori i Mancester Junajtid, Pol Pogba.
Në formacionin e vitit, Mancester Siti përfaqësohet nga Ederson, Laport, Bernardo Silva, Fernandinjo, Sterling dhe Aguero, ndërsa Liverpuli ka Van Dajk, Arnold, Robertson dhe Mane. është një aspekt ky Liverpuli del fitues dhe bëhet fjalë për futbollistin më të mirë të vitit, ashtu sic ndodhi 1 vit më parë kur triumfoi Mohamed Salah.
Këtë radhë ky cmim i shkoi mbrojtësit Van Dajk, i cili mposhti konkurencën e Manesë, Sterling, Agueros, Bernardo Silvës dhe Eden Hazard.
sfidanti.al