Prej 18 vitesh, asnjë lojtar që ka veshur bluzën me nr.9, nuk ka bërë ndonjë përshtypje tek Arsenali, kurse, tani, i erdhi radha Aleksandre Lakazetit që ta mbajë bluzën me këtë numër te “topçinjtë”. Sulmues të shkëlqyer, si Allan Shirer, Endrju Kol, Fernando Torez dhe, deri pak kohë, edhe Zllatan Ibrahimoviç, kanë veshur në ekipet e tyre bluzën me nr.9, por mund të thuhet se asnjë nga lojtarët që ka mbajur veshur bluzën me nr.9 tek Arsenali, nuk ka bërë ndonjë përshtypje të madh tek Arsenali, që nga krijimi i Premier Ligës angleze më 1992.
Në mileniumin e ri, këtë bluzë e kanë veshur lojtarë, si Davor Shuker, Frensis Xhefers, Hoze Antonio Rejes, Hulio Baptista, Lukas Podolski, Eduardo da Silva dhe, vjet, edhe Lukas Perez, por asnjëri prej tyre nuk arriti të linte ndonjë gjurmë të madhe tek Arsenali. Sezonin e ardhshëm, bluzën me nr.9 do ta mbajë të veshur Lakazeti dhe trajneri Arsen Venger shpreson se “mallkimi” i nr.9, më në fund, do të zhduket. Nga viti 2000 e këndej, “nëntat” e Arsenalit kanë shënuar, gjithsej, 57 gola në Premier Ligën angleze, por vetëm Podolski ka arritur të shënoi, në një sezon, më shumë se 10 gola.