Fituesi i “Rolan Garosit” dhe një nga tenistët më të mirë në botë të të gjitha kohërave, Rafael Nadal, papritur, u eliminua në 1/8 e finaleve të turneut të Uilmbëlldonit. Jashtë turneut, tenistin spanjoll e nxori luksemburgasi i hidhur Zhil Miler që, mbas një loje të fortë e të mundishme prej pesë setësh, arriti një fitore të merituar (3-2). Mbas kësaj humbjeje, xhaxhai dhe trajneri i Rafës, Toni Nadal, e shprehu hapur pakënaqësinë e tij ndaj mënyrës së organizimit të turneut, duke vënë në dukje se, nëse organizatorët duan që Uimbëlldoni të jetë turneu më i rëndësishëm në sportin e tenist, atëherë, ata nuk duhet të bëjnë më gabime të tilla që nuk bëhen as në turne të vegjël.
“Sinqerisht, nuk e kuptoj sesi në një turne të tillë të madh mund të bëhen gabime që nuk bëhen në turne shumë më pak të rëndësishëm”, tha Nadali senior. Ai theksoi se është i pakënaqur me faktin se vetëm Federeri dhe Gjokoviçi kanë privilegjin që të luajnë, në radhë të parë, në fushën kryesore. “Rafa, çdo vit, është favoriti më i madh për fitimin e ‘Rolan Garosit’, por, atje, ai, asnjëherë, nuk e ka pasur privilegjin ose epërsinë që të luante në fushën kryesore, sepse ka edhe tenistë të tjerë që e meritojnë këtë gjë”, tha trajneri i Rafës.
Sfidanti.al