Shaka, rrufe nga qielli, apo Bonuçi ka “lajthitur” për Del Pieron

Alessandro Del Piero, legjenda e Italisë, është i tronditur nga transferimi i Leonardo Bonuccit nga Juventusi tek Milan

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero kur kaishte dëgjuar lajmet se Leonardo Bonucci është afër kalimit në Milan kishte menduar se gjithçka ishte një shaka. Por, ish ikona e Italisë më vonë e kuptoi se gjithçka ishte e vërtet.

“Nuk e prisja. Kjo më dukej si një shaka, lajmi erdhi si një rrufe nga qielli. Është një marrëveshje shumë e mahnitshme, unë nuk do të kisha menduar një gjë të tillë”, ka deklaruar Del Piero për Sky Sport Italia.

Sipas mediave italiane Bonucci pritet ta kompletoj transferimin nga Juventusi në Milan sot gjatë ditës. Ky përforcim Rossonerëve do t’iu kushtoj 40 milionë euro. Kurse, lojtari do të paguhet 6 milionë euro, neto, në sezon