Kampioni evropian, Reali i Madridit, u nis për në SHBA, për të marrë pjesë në një turne nderkombëtar, por ylli kryesor, Kristiano Rolando, nuk u pa që të hipte në aeroplan. Ka disa kohë që spekulohet se Ronaldo mund të largohet nga Reali, këtë verë, dhe fakti që ai nuk u nis bashkë me të tjerët për në SHBA, i ndezi edhe më shumë spekulimet.
Në fakt, është e vërtetë se futbollistit portugez ua dha leje për një pushim të zgjatur nga ana e trajnerit dhe kryesia e klubit “mbretëror”, por, sidoqoftë, pritej që ai të merrte pjesë në një turne ndërkombëtar në Los Anxhelos (LA). Zidane u nis për në LA me 26 lojtarë që do të zhvillojnë ndeshje të forta kontrolli para fillimit të sezonit të ardhshëm. Kundërshtarë të Realit në LA do të jenë Mançester Junajtidi, Mançester Siti, MLS All Star dhe Barcelona.
Sfidanti.al