Mediumet italianë njoftojnë se Roma është një hap larg sjelljes së një përforcimi të ri tek “ujkonja”, për të cilën sezoni i ri i transferimeve nuk nisi aspak mirë, pasi nga ekipi u larguan Salahu, Paredesi dhe Rudigeri, por, sidoqoftë, u inkasuan më shumë se 100 milionë euro. Fjala është për sulmuesin 19-vjeçar turk, Cengiz Under, të cilin e konsiderojnë edhe si “Dibala turk”, për shkak të ngjashmërisë fizike dhe mënyrës së lojës. Tifozët e Romës janë zemëruar, për shkak të largimeve të lartpërmendur dhe i kanë kërkuar me forcë drejtorit sportiv, Monçi, që ai të sjellë përforcime të reja, por të forta, në ekipin roman.
Për sulmuesin turk të talentuar të mësipërm që luan me ekipin Bashakshekir, kanë treguar intresim edhe Juventusi dhe Siti, por, sipas informacioneve më të fundit, Roma ka arritur marrëveshje me ekipin e lartpërmendur turk dhe për 13 milionë euro do ta sjellë Cengiz Underin në “Olimpiko”.
Sfidanti.al