Një telenovelë e vërtetë: Sevilja mburret me Vitolon, ai shkon tek Atletiko?

Telenovela rreth së ardhmes së Vitolos në median sportive spanjolle vazhdon sot e kësaj dite, pasi doli se Sevilja u mburr kot se kishte nënshkruar një kontratë të re me kapitenin e vet. Njeriu nr.1 i këtij klubi andaluzian vuri në dukje me krenari, dje, se kishte arritur që t’i përballonte silmet e forta të konkurrentëve dhe se kishte nënshkruar një kontratë të re pesëvjeçare me Vitolon, por, tani, del se kjo deklaratë ka qenë e nxituar, pasi u publikua se ky futbollist anësor, tanimë, ka shkuar në Madrid, ku do të hedhë firmën e tij në kontratën me Atletikon!

“Marka”, madje, publikoi edhe një foto që e tregon Vitolon në Madrid, ndërkohë që krerët e tërbuar të Seviljes kërcënojnë me akuza, duke qenë se e ndjejnë vetën të tradhtuar nga ky pjesëtar i përfaqësueses spanjolle. Gazeta “As” shkruante, sot, se të gjithë detajet e marrëveshjes ishin mbyllur dhe se Vitolo do të duhej që ta nënshkruante, dje, kontratën e re pesëvjeçare, por situata ndyshoi mbas ofertës më të fundit të Atletikos, të cilën, siç duket, Vitolo nuk mund ta refuzonte dot. Kështu, Vitolo vendosi t’i kthejë shpinën klubit të vet të deritanishëm dhe i kërceu avionit më të parë për të shkuar në Madrid, tek Atletiko.

Sfidanti.al