Mendy Demtohet rendë; Guardiola kërkon përforcime

Dëmtimi i Benjamin Mendy është shumë i rëndë. Sipas asaj që publikohet në median britanike, mbrojtësi i Manchester City ka një këputje të ligamenteve në gjurin e djathtë dhe rrezikon që të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 9 muaj. një situatë kjo qe i ka hapur jo pak probleme Guardiolës. Trajneri katalanas do të kërkojë që klubi të ndërhyjë në merkato pasi nuk e ka një zëvendësues natyral të Mendy edhe pse në rolin e tij mund të luajnë edhe Danilo, Zinchenko apo Delph. Por në këtë pikë Manchester City do të përballet me disa kufizime pasi mund të federojë vetëm 3 futbollistë nga të cilët vetëm 1 mund të luajë në kompeticione evropiane, gjithnjë nëse nuk është aktivizuar më parë në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.

sfidanti.al