Champions, tifozët e Besiktas shumë të zhurmshëm, Werner zëvendësohet

Besiktas-Leipzig regjistroi një episod të paprecedentë në Ligën e Kampioneve, teksa një futbollist kërkoi zëvendësimin për shkak të zhurmës së madhe të tifozëve turq. Bëhet fjale për Timo Werner  i cili në minutën e 30 të sfidës kërkoi ndërrimin pasi ai nuk arrinte dot të duronte zhurmën  në brendësi të stadiumit. ‘Provova të qëndroja në fushë duke vënë tapa në vesh, por situata nuk ndryshoi-tregon Werner-nuk arrija të përqendrohesha dhe nuk ndihesha mirë. Nuk kisha parë ndonjëherë një atmosferë të tillë’.

Nuk është hera e parë që tifozët e Besiktas marrin famë për atmosferën e nxehtë që krijojnë në stadiumin e tyre. Në vitin 2008 ata thyen rekordin botëror për zhurmën brenda impiantit; në ndeshjen e Ligës së Kampioneve ndaj Liverpoolit u tejkalua limiti i 128 decibel

sfidanti.al