Zgjidhja e PSG; Cavani ‘bëhet kurban’ për Neymar?

Edinson Cavani dhe Paris Saint Germain janë në krizë të plotë për shkak të Neymar. Uruguajani dhe braziliani tashmë kanë shkëputur cdo raport me njëri-tjetrin pavarësisht tentativave për pajtim të bëra nga lojtarët, trajneri dhe drejtuesit e klubit parizien. Sipas asaj që publikohet në median franceze, Cavan është kthyer në një problem për skuadrën edhe pse ka shënuar 9 gola ne kete sezon. Mëkati i uruguajanit në këtë pikë është se ka hedhur hije mbi yllin Neymar i cili u largua nga Barcelona për t’i shpëtuar Messit dhe për të qenë një kundërshtar akoma më i fortë me argjentinasin dhe Ronaldon në garën për Topin e Artë. Një situatë që ka shtyrë drejtuesit e Paris Saint Germain që të mendojnë të sakrifikojnë pikërisht uruguajanin, vetëm se në këtë pikë ka një problem të madh. Cavani paguhet 12 milionë Euro në sezon dhe në Evropë janë shumë pak skuadra që mund t’ia lejojnë vetes të bëjnë një shpenzim të tillë. Gjithsesi transalpinët duket se janë të vendosur të largojnë Cavanin dhe tani iu duhet që të gjejnë destinacionin e tij, dhe opsionet për momentin janë Reali i Madridit, Chelsea, Bayerni i Mynihut, Juventus e Napoli

sfidanti.al