Pep Guardiola e donte në ekip edhe më tej, ndonëse mosha nuk është aspak e re, dhe ai nuk mund të luajë rolin që ka pasur më parë. Fernandinjo, “motori i mesfushës” tek Mançester Siti pranoi rinovim të kontratës me 1 vit tjetër, ndërsa kapiteni është sot 36 vjeç. Sezoni i ardhshëm do të jetë i 9-ti për të në “Etihad”, periudhë gjatë së cilës ka arritur suksese të mëdha, duke qenë i pranishëm në çdo titull të fituar nga skuadra, që nga koha e trajnerit Roberto Mançini. Nga Siti janë larguar “shtylla” të tilla si ish-kapiteni Vinsent Kompani, dhe legjenda e sulmit e rekordmeni i golave, Kun Aguero, por sërish karakteri mbetet. Ai shpreson që ta fitojë më në fund Championsin, trofeun që i mungon dhe të cilit iu afrua shumë pranë majin e kaluar ndërsa humbi finalen ndaj Çelsit.
Sfidanti.al