Mançester Junajtid sikur po bëhet më i madh, përmbysje në fushën e Aston Vilës

Kanë kaluar disa sezone pa trofe dhe me më shumë kritika e polemika sesa fitore, por duket se kjo gjë po merr fund. Mançester Junajtid e tregoi veten sërish se është forcuar shumë kur fitoi me përmbysje në fushën e Aston Vilës, një ndeshje aspak e lehtë e Premier Ligës. Vendasit kaluan në epërsi me golin e Bertrand Traores në 24’, dhe reagimi i “djajve të kuq” erdhi vetëm pas pushimit. Bruno Fernandes (si shpesh herë me penallti), Mejzën Grinvud dhe Edinson Kavani ishin autorët e golave, dhe djemtë e trajnerit Solskjer nuk patën dëshirë ta lejonin Mançester Sitin për të festuar titullin. Diferenca është 10 pikë, ndërsa Junajtid ka edhe 4 ndeshje në dispozicion ndaj 3 të Sitit. Ndryshimi i madh i Junajtidit është kuptuar edhe në Ligën e Europës, pasi eleminoi radhazi Sociedadin, Milanin, Granadën e Romën për të arritur finalen që do ta luajë ndaj Vijarrealit.

Sfidanti.al