Në stol është kthyer një emër i madh, dhe jo vetëm për këtë klub, por për gjithë historinë e futbollit gjerman. Hamburgu ka zgjedhur Horst Hrubeshin si trajner në 3 ndeshjet e fundit të sezonit në Bundesligën e dytë, ndërsa prej tij kërkohet një mrekulli. Njeriu që doli kampion i Europës me Gjermaninë Perëndimore në 1980, që fitoi tituj në Bundesligë e që fitoi Kupën e Kampionëve në 1983 me Hamburgun, do të ketë barrën e madhe për të realizuar atë që në Gjermani e quajnë “një mrekulli”. Ndërsa punët po shkonin keq, a do të mundet Hrubeshi të ndihmojë Hamburgun që të arrijë vendin e tretë dhe të ketë shansin për plej of me vendin e tretë nga fundi në Bundesligë? Një trajner i ri pra për mesfushorin e kombëtares, Klaus Gjasula, që do të ketë fatin të punojë me një legjendë. Ndeshja e parë do të jetë të hënën në fushën e vet ndaj Nyrembergut në orën 20:30, pra një ndeshje klasike që vlen Bundelsigën, por që luhet në Bundesligën 2.
Sfidanti.al