Bëri përforcime, jo shaka, sidomos duke menduar se ishte dita e fundit. Ole Gunar Solskjeri do të ketë katër fytyra të reja tek Mançester Junajtid, edhe pse objektivi kryesor i sezonit, Xhejdën Sanço, nuk do të vijë. Blerjet janë Edinson Kavani në sulm, Aleks Tejes nga Porto, nga Penjaroli erdhi Fakundo Pelistri për 9 milionë paundë stërlina, ndërsa në janar do të vijë 18-vjeçari i Atalantës, Amad Diallo që kushtoi 21 milionë paundë. Dortmundi, ndërkaq, nuk u bind që të jepte Sançon edhe pse Junajtidi ofroi gati 90-100 milionë euro. Nga ana tjetër, Barcelona nuk deshi ta jepte hua Usman Dembelenë, pasi këmbënguli që të realizohej një transferim ndoshta për 60-70 milionë euro.
Sfidanti.al