Edhe skuadrat e Bundesligës u detyruan të përshpejtojnë hapat e tyre në ditën e fundit të kësaj merkatoje atipike verore . Nëse një vit më parë klubet gjermane shpenzuan në total 747 milionë Euro në blerje futbollistësh, Covid-19 ka bërë që këtë vit kjo shifër të përgjysmohet në 318 milionë. Por në këtë pikë ajo që nuk ka ndryshuar shumë është numri i operacioneve 230, kundrejt 248 në verën e 2019 nga të cilat 127 kanë qenë largime, 102 në 2019. Në total bilanci ishte pozitiv; Bundesliga arkëtoi 324 milionë duke siguruar një fitim prej 6 milionë Eurosh, kundrejt 127 milionë Euro humbje në 2019.
Klubi që ka vepruar më shumë është Bayerni me 64 milionë për 7 futbollistë, i ndjekur nga Dortmundi me 48 milionë dhe Leipzig me 33 milionë. Blerja më e shtrenjtë ishte ajo e Sane nga bavarezët për 45 milionë Euro i ndjekur nga Schick nga Bayer Leverkusen me 26.5 milionë Euro dhe Emre Can nga Dortmundi për 25 milionë Euro.
Operacionet që siguruan më shumë të ardhura nga shitjet ishin ato të Chelseat për blerjen e Havertz për 80 milionë Euro dhe Werner nga Leipzig për 45 milionë.
Sfidanti.al