Llogaritari Klop: Do të na duhen 105 pikë që të dalim kampion

Liverpuli, momentalisht, ndodhet në krye të tabelës së klasifikimit të Premier Ligës dhe katër pikë para Mançester Sitit të vendit të dytë. Tifozët e “të kuqve” kanë vite që presin titullin e kampionit të vendit dhe në këto kushte kanë filluar të bëjnë llogaritjet sesa pikë i duhet Liverpulit që të mbesë në krye dhe të fitojë trofeun aq të dëshiruar. Sidoqoftë, mendimin e tij lidhur me këtë e dha menaxheri i Liverpulit, Jyrgen Klop:
“Duket se ky sezon për neve është special, ai që kemi kohë që ëndërrojmë. Duhet të them se është gati e pazakontë se ne kemi 48 pikë që në dhjetor. Megjithatë, ka akoma mjaft ndeshje deri në fund të sezonit dhe këtu ka ekipe që na ndjekin neve nga mbrapa, Siti, Çelsi dhe Arsenali. Mendoj se, në qoftë se duhet ta fitojmë titullin e kampionit, atëherë, neve do të na duhet të grumbullojmë 105 pikë. Ky është vlerësimi im”.
Sfidantii.al