Komisioni disiplionor i UEFA-s, i ngarkuar me mbikëqyrjen e rregullit financiar fair play, dënoi tre klube evropianë, për shkak të shkeljes së këtij rregulli. UEFA konfirmoi se kishte vendosur që të dënonte, për shkak të borxheve, Vardarin e Shkupit, Levskin e Sofies dhe Sportingun e Lisbonës. Vendimi përkatës u mor në Nion, ndërsa të tre klubet e mësipërm u shpallën fajtorë, sepse nuk i dorëzuan brenda afatit të përcaktuar dokumentet e kërkuara për gjendjen e tyre financiare dhe sepse nuk i kishin paguar në kohën e duhur futbollistët dhe të punësuarit e tyre.
Sipas informacionev e që vijnë nga UEFA, klubi me më shumë trofe në Maqedoni, Vardari i Shkupit, do të përjashtohet dy vite nga pjesëmarrja në konkurrimet evropiane, nëse ai nuk paguan të gjithë detyrimet e prapambetura deri më 31 janar 2019. Po ashtu, klubi vardaras u dënua që të paguajë edhe një gjobë prej 100 000 eurosh.
Të njëjtat masa ndëshkimore u morën edhe kundër klubit bullgar të Levskit të Sofies, afati i fundit i shlyerjes së detyrimeve të të cilit është 28 shkurti 2019.
Sportingu i Lisbonës është dënuar me vetëm 50 000 euro gjobë.
Sfidanti.al