Interi para një transferimi spektakolar: Marota në “Mekën e futbollit”

“Kalçomerkato” italiane shkruan se Interi është vënë përsëri në kërkim të mefushorit të Realit të Madridit, Luka Modriç, që është bërë tani objektiv kryesor i punës së drejtorit të ri të madh të Interit, Bepe Marota. Në fakt, specialiteti kryesor i këtij të fundit është sigurimi i shërbimeve të futbollistëve më të mirë, ndërkohë që ai mori pjesë në transferimin e Kristiano Ronaldos te Juventusi nga Reali i Madridit.
Mesfushori i lartpërmendur kroat edhe gjatë verës së kaluar u lidh me Interin, ndërkohë që tani ai po bëhet 34 vjeç dhe në këto kushte me siguri që synon të bëjë edhe një transferim tjetër të madh që me siguri do të jetë i fundit për të.
Tek Interi, tanimë luajnë futbollistët kroatë, Marselo Brozoviç dhe Shime Vërsalko.
Sfidanti.al