Mendesh: Ronaldo ngulte këmbë, ose te Juve ose e mbylla karrierën!

Menaxheri i Kristiano Ronaldos, portugezi Zhorge Mendesh, pohon se ky futbollist nguli këmbë që të transferohej te Juventusi dhe se ky transferim ishte planifikuar me kujdes, megjithëse në fillim dukej si një mision i pamundur.
“Kristiano më tha se ka dëshirë te luajë të Juventusi dhe në asnjë klub tjetër. Bisedimet zgjatën disa muaj. Ne janar, vetëm pak njerëz e dinin se çfarë po ndodhte dhe e dinim se ajo që ne synonim të realizonim, do të ishte e vështirë. Ideja erdhi nga vetë ai që më tha ose Juventusi ose i dhashë fund karrierës. Kështu filloi dhe më pas u zhvilluan bisedimet disamujore me drejtorët e Juventusit”, vuri në dukje Mendeshu, duke theksuar:
“Kristiano është shumë i lumtur te Juventusi dhe ndjehet mjaft mirë midis bashkëlojtarëve të vet dhe në Serinë A”.
Sfidanti.al