Geri Lineker u hodh menjëherë në rrjetet sociale dhe sulmoi duke thënë se londinezët e shkarkuan trajnerin për ta pësuar më keq vetë. “Trajner më të mirë nuk do të gjeni”, – shkruajti ish-sulmuesi i Anglisë. Totenhemi ndërkaq ka nisur punën (prej kohësh) për të gjetur një teknik të ri. Në listë janë Edi Houi i Bornmuthit që vlerësohet si profesionist i shkëlqyer, dhe që po arrin rezultate shumë të mira me një ekip të vogël. Shanset i jepen 7 në 10. Po Julian Nagelsmani i Lajpcigut, që pëlqehet edhe nga Bajerni? Shanset e tij jepen të vogla 4 në 10, edhe pse gjermani është vërtet një trajner shumë i mirë.
Më i mundshmi është Karlo Ançeloti, i cili nuk i ka punët mirë tek Napoli. Italiani ka përvojë të jashtëzakonshme sepse ka drejtuar Juventusin, Milanin, Realin, Çelsin, Paris SG e Bajernin, ndërsa tani është në “San Paolo”. Për të jepen shanset 8 në 10. Maurisio Poçetino ndërkohë mund të ketë fat të mirë mirë, por kjo vetëm nëse do të krijohen kushtet. Reali i Madridit dhe Mançester Junajtid ishin të interesuar për të, veçse tani kanë Zidanin dhe Solskjerin në stol.
Sfidanti.al