Kur Platini i telefonoi Interit: Jam pa kontratë, më kërkon Juvja!

Varianti duhet të jetë i saktë, sepse pavarësisht nga problemet e mëdha të kohëve të fundit, ai tregon gjithnjë të vërtetën në histori të tilla. Mishel Platini, me gjasë më i madhi personalitet i futbollit francez, rrëfen një histori të vitit 1978 dhe pak më vonë, kur kishte qenë pranë Interit. Atë vit e kërkoi Interi, por kufijtë e futbollit europian ishin të mbyllura, dhe ai qendroi edhe për një vit tek Nansi në Francë. Në 1979 kaloi tek Sent Etieni i famshëm, ndërsa në 1982 hodhi hapin më të madh me klubet, duke firmosur për Juventusin.

“Nuk shkova tek Interi sepse nuk më deshën, – sqaron Platinia për gazetarin Luka Rosi të “Telelombardisë”, – kisha firmosur një parakontratë me Interin, por nuk bëhej në 1978. Më vonë më kërkoi Juventusi, dhe unë e lajmërova Interin, duke i thënë se isha pa kontratë dhe se mund të shkoja në Milano, por drejtuesi Beltrami më tha që të shkoja tek Juvja”. Interi kishte marrë Hansi Mylerin nga Gjermania, dhe kështu gjithçka shkoi siç dihet, me Juven që fitoi titujt kampion në 1984 e 1986 si dhe Kupën e Kampionëe në 1985 e Kupën e Kupave në 1984, duke humbur edhe finalen e Championsit në1983.

Sfidanti.al