Trajneri italian i Celsit, Antonio Konte, vuri në dukje se ekipi i tij do të luftojë deri në fund për titullin e Premier Ligës. Sikurse dihet, ndeshjen e fundit Celsi e fitoi 2-0 ndaj Brajtonit me gola të Moratës dhe të Alonsos, duke mos pësuar, kështu, humbje në katër ndeshje kampionati. “Ne lujatëm mirë, e goditëm portën 25 herë, tetë në kuadrat dhe e zotëruam topin gjatë pjesës së madhe të ndeshjes. Ne e dominuam lojën edhe në ndeshjen me Evertonin, por vetëm se nuk shënuam dot. Ne jemi të motivuar që të luftojmë deri në fund për titullin. Ne nuk e dimë, nëse do të mund ta arrijmë këtë synim, pasi varet sesi do të ecë Mançester Siti që, deri tani, ka luajtur në mënyrë fantastike”, deklaroi Konte.
Sfidanti.al