Klop: Akoma nuk e keni parë 100 për qind Liverpulin tim

Pavarësisht nga fillimi mjaft i mirë i sezonit të ri të Premier Ligës angleze, trajneri gjerman, Jurgen Klop, i Liverpulit, thotë se futbollistët e tij ende nuk e kanë treguar kapacitetin e tyre të maksimal në fushë. “Të kuqtë”, sikurse dihet, tani, ndodhen në vend të parë të Premier Ligës angleze, me 20 pikë, bashkë me Arsenalin dhe Mançester Sitin.

“Asgjë që ne kemi treguar deri tani, në sezonin e ri të Premier Ligës, nuk është afër potencialit maksimal që ne zotërojmë. Kemi akoma mjaft punë për të bërë, që të përmirësohemi”, thotë trajneri 49-vjeçar nga Shtutgarti. Fundjavën e kaluar, Liverpuli e vazhdoi serinë e fitoreve, duke fituar në fushën e vet 2-1 ndaj VBA-së.