Publiku zviceran vuajti bashkë me tenistin e saj, Stan Vavrinka edhe pse, më e rëndësishmja, ishte kthimi tek fitorja. Kampioni zviceran i US- Open ka pritur 1817 ditë në turneun në salla të mbyllura të Bazelit për të mundur Marko Kiudinelin. Në rrugëtimin e tij, të enjten, Stanisllavi do të përballet me Donald Youang, ish-shpresën e madhe të tenisit amerikan. Një sfidë që do të largojë shumë dyshime për “mallkimin” kur luan në turneun e Bazelit.
Shumë pasionantë pyesin: deri ku është në gjëndje të shkojë Stani? Pritet të vërtetohet nëse është e vërtetë profecia e tenistit Marko Kiudineli, humbja me vuajtje e të cilit u shoqërua me frazën: “ Kur lëshohet Vavrinka, nuk ka Zot që ta ndalojë”. Klasifikimi i momentit në ATP: Xhokoviç 12 900 pikë, Marrej 10 485 pikë, Vavrinka 5 820 pikë, Raoniç 4 690 pikë dhe Nishikori 4 650 pikë.