Liverpuli bën spektakël, por rrezikon eleminimin nga Kupa!

Liverpuli u kualifikua në çerekfinalen e Kupës së Ligës në Angli, pas një fitoreje të merituar ndaj Totenhemit. Skuadra e trajnerit gjerman, Jurgen Klop, ia doli 2-1 në stadiumin e saj, veçse rezultati nuk e tregon siç duhet epërsinë e saj. Sulmuesi Daniel Starrixh ishte autor i të dy golave, ndërsa ai dhe shokët e tij humbën shumë raste, dhe Liverpuli mund të kishte pasur avantazh më të thellë.

Këto gabime bënë që kualifikimi të rrezikohej pasi Totenhemi shkurtoi diferencën me penalltinë e kthyer në gol nga Jansen. Trajner Klop u shpreh i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij, ndërsa Liverpuli synon sa më shumë trofe në Angli këtë sezon.

Të kuqtë janë në krye të kampionatit anglez, me pikë të barabarta me Mançester Sitin dhe Arsenalin, do të pretendojnë padyshim edhe në Kupën e Anglisë, ndërsa do të favorizohen nga fakti se këtë edicion nuk do të luajnë në kupat europiane.

B. Kuka