Ata që panë ndeshjen Xhenova me Milanin besuan tek ajo që ndodhi, kurse trajneri Montela mendon se rezultati ishte i gënjeshtërt.Çfarë ndodhi? Galeani, sa hap e mbyll sytë, pas ndeshjes, ka shkuar gati me vrap tek dhoma e futbollistëve. Montela e nis analizën qysh në këtë moment: “ Galeani vjen gjithnjë tek dhoma dhe nuk ka bërë asnjë përjashtim këtë herë”
Pastaj kalon tek ndeshja , fundi i së cilës i ka prishur pamjen. “ E dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë. Pjesa e parë kishte një ritëm të ulët, edhe për arsyen se ata nuk të lënë të luash me markimin një për një. Ne e dinim se si do te luante Xhenova. Ata na privuan thellësinë, duke na futur në shinat ku donin dhe këtu lindi diferenca”.
Ky rezultat nuk i pëlqen Montelës, ndaj dhe mbrohet: “ Ata nuk kanë bërë asnjë gjuajtje në portë në pjesën e parë, ndërsa ne kemi qënë më mirë në pjesën e dytë, madje edhe me 10 vetë kemi krijuar rast për gol. Gjërat nuk shkuan mirë këtë ndeshje, dhe rezultati i pjesës së parë të gënjen shumë”.