Kejn i lumtur për ardhjen e Kontes, pres Vllahoviçin në janar!

Më në fund, ai do të punojë me një trajner vërtet të nivelit më të lartë botëror. Ajo që shpresonte presidenti i Totenhemit, Daniel Levi, duket se ka ndodhur pasi Harri Kejni është tepër i lumtur me ardhjen e Antonio Kontes në Londër. Konte pritet ta ndryshojë lojën dhe rezultatet e Spërsave, dhe t’i kthejë ata në pretendentë për trofe, diçka që Kejn i kërkon me patjetër dhe më e mira do të ishte t’I fitonte tek Totenhemi. Jo vetëm kaq, por Konte pritet të shpenzojë menjëherë shumë dhe të afrojë në janar sulmuesin e Serbisë dhe të Fiorentinës, Dushan Vllahoviç, një nga lojtarët më të kërkuar për momentin në Europë. Leja e punës për italianin pritet të vijë ditën e sotme, dhe ai të jetë në stol për ndeshjen ndaj Viteshes në Ligën e Konferencës.

Sfidanti.al