Kjo do të thotë se është me një pjekuri tjetër në jetë dhe në futboll, ndaj edhe i merr gjërat më qetësisht. Robert Levandovski po vihet gjithnjë e më shumë përballë Erling Halandit, aq më tepër që ekziston mundësia që Bajerni të mendojë për norvegjezin. “Unë mendoj për veten time, – thotë polaku, – padyshim që Halandi është një sulmues i ri dhe shumë i mirë, por unë jam 10 apo 11 vjet më i madh në moshë, dhe jam në një nivel tjetër në jetë”. Revista “Kiker” shkruan se Levandovski nuk ka ndërmend t’i hapë rrugë kujt aq lehtë, ndërsa vazhdon të shënojë me “breshëri” edhe pse dëshira e tij është që të provojë një aventurë tjetër në Angli ose në Spanjë. Për momentin, Leva është shumë mirë fizikisht dhe ka 11 ndeshje radhazi që nuk zëvendësohet. “Unë ndihem shumë mirë fizikisht, pra nuk ka përse të zëvendësohem”, – tha ai pas fitores 5-2 ndaj Benfikës në Champions, ndërsa afron ndeshja me Frajburgun në Bundesligë. “Do të kemi 3 ditë që nuk do të luajmë dhe kjo është diferencë e madhe”, – thotë polaku.
Sfidanti.al