Polemika dhe humor mes Simeones e Klopit për shtrëngimin e dorës!

U komentua shumë ajo që ndodhi në përfundim. Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, vrapoi drejt atij të Atletikos së Madridit, Diego Pablo Simeone, për t’i shtrënguar dorën, por mbeti i zhgënjyer. Kolegu i tij, edhe i mërzitur nga humbja 2-3, u largua dhe Klopit i mbeti dora në ajër. Polemika vazhdon ende në prag të ndeshjes së Championsit në Angli mes dy ekipeve. “Nuk më pëlqen që të shtrëngoj dorën pas ndeshjes, – tha Simeone, – emocionet janë të forta dhe unë nuk jam aspak i lumtur kur humbas. E di se në Angli është traditë, por mua nuk më pëlqen, sepse kjo përfshin edhe një lloj falsiteti”. Trajneri liverpulas u përgjigj me humor. “Unë nuk e dija që atij nuk i pëlqente, ndaj edhe e bëra, – tha Klopi, – Po ta dija, nuk do ta kisha bërë. Ne jemi të dy njerëz emocionalë, por nuk ka problem. Ne i shtrënguam duart para ndeshjes, dhe ndoshta do ta bëjmë sërish”.

Sfidanti.al