Pasi realizoi në “Stadiumin Olimpik”, ai ia dedikoi menjëherë rrjetën Kun Agueros duke i uruar shërim të shpejtë. Ansu Fati realizoi një gol të rëndë në Kiev ndaj Dinamos duke i dhënë shpresë Barcelonës për t‘u kualifikuar për në raundin e dytë. Fitorja 1-0 dhe suksesi i Bajernit ndaj Benfikës ishin kombinimi i përsosur i së martës. Vetë Fati shënoi gol pak ditë para ditëlindjes, kur do të mbushë 19 vjeç, dhe do ta festojë të dielën. i kthyer nga dëmtimi pak javë më parë, ai ka shënuar 3 gola këtë sezon duke qenë i rëndësishëm për ekipin. Ksavi Hernandez, falë momentit special të tij, do të ketë mundësi të luftojë si trajner për të fituar Championsin që e fitoi 4 herë si lojtar.
Sfidanti.al