Javë mizerje për Murinjon, minuta e 94-ët fatale në Leister!

Nisi me disfatën në derbin e luajtur në “Old Traford”, vazhdoi me humbjen dhe eleminimin në minutën e fundit në fushën e Bristol Sitit në Kupën e Ligës, dhe u mbyll me barazimin e pabesueshëm 2-2 në fushën e Leisterit po në Premier Ligë. Në proces, Mançester Siti është shkëputur në 13 pikë nga Mançester Junajtid, ndërsa Zhoze Murinjo duhet të gjejë sa më shpejt “magjinë” e humbur, atë magji që e bënte të fitonte trofe me lehtësinë më të madhe.

E pabesueshme ajo që ndodhi në fushën e Leisterit, pasi Junajtid pati karakterin të përmbyste rezultatin pas golit të Xhemi Vardit. Huan Mata ishte heroi me dy rrjetat e tij, ndërsa “djajtë e kuq” nuk u treguan aspak “djaj”, duke humbur rast pas rasti, dhe duke i dhënë mundësi vendasve të shpresonin të pamundurën. E arritën pikërisht në minutën e 94-ët kur Harri Megair (Maguire) barazoi shifrat 2-2, për lumturinë e dhjetëra mijë tifozëve të “dhelprave”.

Pas 19 ndeshjeve të luajtura, Siti ka 55 pikë, ndërsa Junajtid vetëm 42. Çelsi i vendit të tretë që ka 39 pikë, padyshim ka shpresa që mund ta arrijë skuadrën e Murinjos. Portugezi thjesht duhet të mallkojë fatin e keq që Lingard, Rashford dhe Marsial humbën gola të sigurt që mund ta kishin vendosur fitoren në “sirtar”.

Sfidanti.al