Grizman te Barcelona, Obamejang i merr vendin te Atletiko?

Pierr Emerik Obamejang do të jetë zëvendësuesi i Antuan Grizman te Atletiko Madrid? Është një opsion që nuk përjashtohet nga sulmuesi i Borusias së Dortmundit i cili së fundmi ka mohuar zërat që flasin për një rinovim të kontratës mes tij dhe klubit verdhezi

Për Grizman mundësitë që të shkojë te Barcelona janë shumë të mëdha, kështu që në merkaton evropiane të transferimeve krijohen një zinxhir lëvizjesh të tjera që përfshijnë edhe sulmuesin nga Gaboni

‘Në merkaton dimërore mund të ndodhin shumë gjëra edhe për mua-tha Obamejang-e gjithë bota e di se Atletiko ëstë në kërkim të një zëvendësuesi të grizman nëse ai do të largohet në javët e ardhshme. Cdo gjë mund të ndodhë. Përsa i përket Dortmundit nuk e kam rinovuar kontratën me të, ajo cfarë është thënë nuk është e vërtetë

sfidanti.al