Bufoni: “Do të më vij keq për Botërorin deri në fund të jetës”

Portieri italian legjendar, Xhanluixhi Bufon, vuri në dukje se, gjatë verës së ardhshme, ai ka shumë mundësi që të dalë në pension, por se, sidoqoftë, atij do t’i vijë keq deri në fund të jetës se nuk do të mund të luajë dot në Botërorin e ardhshëm të Rusisë. Bufoni, po të merrte pjesë në këtë kampionat botëror, do të bëhej lojtari i parë pjesëmarrës në gjashtë kupa bote. Por, nuk qe e thënë, pasi Italia e tij u s’kualifikua nga Suedia në fazën play off.

“Do të më vij keq deri në fund të jetës sime që nuk mora dot pjesë në këtë Botëror. Ne ua pakësuam gëzimin më të rinjve dhe ua thyem zemrët atyre, sepse nuk ka gjë më të bukur sesa kur sheh ekipin e vendit tënd, duke marrë pjesë në një eveniment të tillë të madh”, vuri në dukje Bufoni, duke shtuar: “Veten time unë e shoh si një ushtar në shërbim të ekipit dhe vendit tim. Ka shumë mundësi që të dalë në pension në fund të këtij sezoni, por, sidoqoftë, unë, gjithnjë, do të jem në dispozicion të Juventusit dhe të ekipit kombëtar”, tha ai.

Sfidanti.al