Pep Guardiola lëshon një deklaratë që nuk i kënaq aspak gazetarët dhe tifozët anglezë. Sipas tij, Premier League nuk mund të përkufizohet ende si kampionati më i fortë në botë dhe këtë deklaratë ai e bëri duke u bazuar tek rezultatet e klubeve të vendit ishullor në 10 vitet e fundit në arenën ndërkombëtare.
‘E di që ju doni të dëgjoni të them se Premier League është kampionati më i fortë-iu drejtua Guardiola gazetarëve-unë mund të them se ajo është liga më e ndjekur. Sigurisht që është një kampionat i vështirë, por edhe ndeshjet në Bernabeu, Camp Nou apo Sanchez Piz’juan nuk janë të lehta për t’u zhvilluar. Në 10 vitet e fundit të gjitha skuadrat spanjolle kane qenë pjesë e Ligës së Kampioneve dhe Europa League, madje duke i fituar shpesh këto kompeticione. Premier League do të jetë më e forta kur me të 5 skuadrat do të arrijë në raundet e fundit në Ligën e Kampioneve’.
sfidanti.al