Konte i tradhetuar  nga thirrja e Azarit në përfaqësuesen belge

Antonio Konte e mësoi lajmin se lojtari i tij, Eden Azar, ka marrë ftesë nga trajneri i përfaqësueses së Belgjikës që të luajë me këtë të fundit, vetëm 20 minuta para konferencës së tij të shtypit për ndeshjen e sotme me Evertonin. Azari, në fakt, ka dëmtuar kyçin në një stërvitje me ekipin përfaqësues belg, qershorin e kaluar, kështu që ai nuk ka luajtur që, atëkohë, as edhe me ekipin e vet të Celsit. Për këtë arsye, Konte është befasuar nga ftesa që që trajneri Roberto Marinez i ka drejtuar Azarit për ndeshjet kualifikuese të ardhshme të Belgjikës në kuadrin e Kampionatit Botëror.

“Koha për rehabilitimin e plotë ka rëndësinë e vet. Edhe unë kam qenë trajner i përfaqësueses së Italisë, kështu që unë, gjithnjë, i respektojë vendimet e trajnerëve të klubeve. Por, në rastin konkret, ka diçka që nuk shkon, sepse një lojtar, nëse nuk mund të luajë për klubin, atëherë, ai nuk mund të luajë as për përfaqësuesen e tij”, tha  Antonio Konte.

Sfidanti.al