Ndërsa në median britanike po merren shumë me qeshjen ironike te Sanchez në stol gjatë disfatës katastrofike të Arsenalit me Liverpool, te Topçinjtë del dikush që kërkon ndjesë për turpin e Anfieldit. Bëhet fjalë për mesfushorin e përfaqësueses gjermane Mesut Ozil i cili kërkoi faljen e tij nëpërmjet rrjeteve sociale.’Na kritikoni, na bërtisni, na shani, por edhe unë jam i zhgënjyer nga kjo ndeshje-shkruante Ozil në postimin e tij në Instagram-donim një rezultat pozitiv përpara ndërprerjes së kampionatit për shkak të eliminatoreve, por gjatë këtyre 90 minutave nuk u shfaqëm mirë dhe padyshim Liverpooli e meritoi fitoren.U kërkoj falje tifozëve, sidomos atyre që erdhën deri në Anfield për të na mbështetur’
sfidanti.al