Gigsi lë jashtë Ronaldon nga formacioni i tij i Mançester Junajtidit!

Nuk ka pasur ndonjë mëri, dhe padyshim e ka vlerësuar dhe vazhdon ta vlerësojë lart. Rajan Gigsi ishte vetë një lojtar i shkëlqyer për të bërë një vlerësim të duhur për një ish-shok skuadre si Kristiano Ronaldo, por gjithsesi, uellsiani e la portugezin jashtë formacionit më të mirë, të përpiluar prej tij me lojtarët që pati në krah gjatë karrierës në “Old Traford”. Gigsi ndërtoi një ekip me skemën 4-3-3, ku mesfusha ishte e përbërë nga ish-kapiteni Roi Kin, nga Pol Skoulls dhe nga Niki Bat. Asnjë habi, pasi formacioni u krijua mbi bazë të ndeshjeve që lojtarët luajtën për “djajtë e kuq” dhe Niki Bat ishte brezi i 1992-it.

Gigsi, po ashtu nuk vendosi Nemanja Vidiçin, një nga mbrojtësit e qendrës më të mirë të Junajtidit në Epokën e Sër Aleks Fergusonit, ndërsa në vend të tij ishte francezi Silvestre. Me Niki Batin, ylli i krahut fitoi Championsin në 1999 si dhe shumë trofe të tjerë. Nuk ishte e lehtë zgjedhja, pasi tek Junajtidi luajtën yje të mëdhenj në të gjithë repartet. Ja formacioni i Gigsit: Peter Shmajkel, Geri Nevil, Rio Ferdinand, Silvestre, Denis Iruin, Niki Bat, Pol Skoulls, Roi Kin, Dejvid Bekam, Ole Gunar Solskjer, Uejn Runi.

Sfidanti.al