Mercedes bashkohet në luftën kundër coronavirusit. Kompania gjermane bëri të ditur se gjatë kësaj jave do të dorëzojë aparatet e parë respiratorë të prodhuara prej saj për shërbimin shëndetësor britanik. Aparati është zhvilluar nga skuadra e Formula 1 me seli në Britaninë e madhe dhe për dy javë u aprovua nga University College London si pjesë e operacionit ‘Project Pitlane’.
Ky operacion bashkon skuadrat e Formula 1 si Mercedes, Red Bull, McLaren, Ëilliams, Racing Point, Haas e Renault për prodhimin e respiratorëve. Këto aparate të ventilimit dhe presionit pozitiv të vazhdueshëm do të jenë kryesisht të destinuar për pacientë të prekur nga një infeksion në mushkëri dhe për të cilët maskat e oksigjenit nuk mjaftojnë
Qeveria britanike ka porositur 10 mijë copë dhe mund të prodhohen me ritmin 1000 copë në dotë në qendrën teknike të Mercedes në Brixëorth. ‘Që nga momenti I njoftimit për projektin, kemi marrë shumë kërkesa për pajisjen CPAP nga e gjithë bota-tha Andy Cowell, Drejtori I Qendrës.
Rreth 40 makineri që zakonisht prodhojnë piston e turbokompresorë për makinat e F1, tani I janë dedikuar prodhimit të ventilatorëve polmonarë. Mercedes do të bëjë publike dhe falas projektet e aparatit.
Sfidanti.al