Walker e bën sërish; shfaqet live në Instagram në një klub striptease

Kyle Walker nuk po përjeton momente të mira. Ditët e kaluara doli në dritë festa seksuale e tij me dy prostitute, gjë që nuk I pëlqeu aspak drejtuesve të Manchester City, por as trajnerit të përfaqësueses angleze, gareth Southgate. Futbollisti kërkoi ndjesë për sjelljen e tij, por shumë shpejt harroi se cfarë tha sepse ai u bë sërish objekt polemikash

Tabloidi britanik ‘The Sun’ e kapi futbollistin të hyjë në një klub striptease e për më tepër ai e shfaqi atë live në Instagram. Nuk ishte një sjellje e përshtatshme për një futbollist që ka miliona ndjelës dhe që është I një niveli të lartë, dicka që deshën t’ia vënë në dukje edhe përdoruesit e rrjeteve sociale.

‘Nuk besoj se trajnerit të Anglisë, Southgate apo drejtuesve të klubit do të pëlqejnë të shohin yjet e tyre të marrin pjesë në këto lloj spektaklesh seksuale.Të paktën Ëalker dhe të tjerët të respektojnë rregullat e izolimit-shkruante një prej përdoruesve në Instagram

Kyle Walker nuk ishte futbollisti I vetëm anglez  që  vendosi të ishte I pranishëm në këtë spektakël. Edhe Jadon Sancho I Dortmundit e Marcus Rashford I Manchester United nuk deshën të humbisnin festën dhe tani mbetet të shohim se cfarë sanksionesh do të merren ndaj futbollistëve

Sfidanti.al