Cristiano Ronaldo është një përbindësh në fushën e lojës, por edhe në aspektin fizik ka pak rivalë. Ylli I Juventusit I kushton vëmendje të vecantë muskulaturës së tij, por këtë radhë I ‘ka ngecur sharra në gozhdë’. I detyruar që të qëndrojë në izolim në banesën e tij në Madeira, ronaldo nisi një sfidë me ndjekësit e tij të pagëzuar ‘Living Room Cup’ duke I ftuar të bëjnë më mirë se ai në ushtrimin e abdominaleve me 142 uljen-gritje në 45 sekionda.
Sfida u pranua nga Caster Semenya që për më tepër e fitoi atë bindshëm. Dy herë kampionia olimpike në 800 m në fakt kreu 176 ulje-ngritje me abdominal duke e poshtëruar 5 herë fituesin e Topit të Artë
Sfidanti.al