World Athletics bën të ditur se për shkak të emergjencës coronavirus, periudha e garave kualifikuese të atletikës për Lojërat Olimpike të Tokyos që u shtynë për në vitin e ardhshëm, u pezullua nga 6 prilli I këtij viti deri në 30 nëntor. Gjatë kësaj periudhe rezultatet që do të regjistrohen në cfarëdolloj kompeticioni, nuk do të merren në konsideratë për standardet e hyrjes apo klasifikimet botërore të Tokyo.
Në varësi edhe të situarës globale dhe rikthimit në normalite, periudha e kualifikueseve do të rifillojë në dhjetor të 2020 dhe do të mbyllet në afatin e ri të skadencës së tyre në 2021 të vendosur në Komitetin Olimpik Ndërkombëtare. Periudha e kualifikuesve do të jetë 4 muaj më e gjatë në krahasim me atë të parashikuar në fillim. Mbyllja e këtij sesioni është parashikuar në 31 maj 2021 për 50 km ecje sportive dhe maratonë dhe 29 qershor 2021 për të gjitha garat e tjera.
Sfidanti.al