Futbollisti trupvogël Kante pushton edhe Premier Ligën

N’Golo Kante është zgjedhur futbollisti më i mirë në Premierligë dhe kjo s’habit  kerkend në Angli.

Mesfushori i Chelseat, N’Golo Kante, ka mundur bashkëlojtarin e tij, Eden Hazard, në garën për çmimin e lojtarit më të mirë në Premierligë për sezonin 2016/17, transmeton Gazeta Express.

Në garë ishin edhe sulmuesi i Tottenham, Harry Kane, ai i Evertonit Romelu Lukaku, Zlatan Ibrahimovici i Manchester Unitedit dhe sulmuesi i Arsenalit, Alexis Sanchez.

Ai ka bërë 36 paraqitje për Chelsean deri më tani ku ka shënuar dy gola.