Prishet Bota për Ronaldon kur Mesia zbret në Bernabeu…

Ronaldo e ka përjetuar rëndë humbjen prej Barcelonës, u prish Bota kur humbjen e solli..Mesia

Cristiano Ronaldo e ka përjetuar më së shumti humbjen e Real Madridit prej 3:2 nga Barcelona, por edhe ndoshta që humbi betejën me yllin argjentinas, Leo Messi, ky i fundit shkëlqeu duke shënuar dy gola – të fitores në fund të sfidës.

Dëshpërimin e portugezit më së miri e tregon fotoja më poshtë, teksa edhe Zinedine Zidane nuk dukej aspak mirë, për faktin se morën gol në sekondat e fundit.

Kujtojmë se tani gara për titull është hapur më shumë se kurrë më parë, pasi Barcelona tani është liderë i La Ligas me pikë të barabarta me Los Blancos, por ekipi i Zidane ka një ndeshje më pak të zhvilluar.